Rreth CSDC

Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës është hapur në Nëntor 2001, si një projekt i perbashkët i OSBE Prezenca në Shqipëri dhe Organizatës Hollandeze për Zhvillim (SNV). Në 14 Dhjetor 2006 është krijuar Rrjeti Kombëtar i Qendrave të Zhvillimit të Shoqërisë Civile, i cili është përbërë nga 6 qendra të vendosura në: Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Kukës dhe Shkodër

Fuqizimi i shoqërisë civile, një faktor themelor për një shoqëri të zhvilluar dhe të integruar.

Roli i CSDC Durrës

Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës promovon dhe mbështet zhvillimin e shoqërisë civile në rajonin e Durrësit përmes mbështetjes, mobilizimit dhe sjell së bashku aktorët më të rëndësishëm nga shoqëria civile dhe qeverisja vendore. CSDC është shumë efektive në koordinimin dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të rajonit të Durrësit, duke u fokusuar tek të rinjtë dhe barazia gjinore.
CSDC Durrës ka ndikuar tek organizatat e shoqërisë civile dhe ka promovuar me sukses bashkëpunimin, aktivizmin dhe krijimin e rrjeteve. Përveç forcimit të grupeve ekzistuese të shoqërisë civile, qendra inkurajon dhe mbështet krijimin e organizatave të reja dhe grupeve me bazë komunitare.
Qendra është vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja për të nxitur bashkëpunimin midis institucioneve qeveritare e sektorit jofitimprurës. Gjithashtu, ajo eshtë gjithmonë e hapur për idetë e individëve dhe grupeve të motivuar, që kërkojnë të përmirësojnë kushtet lokale dhe të forcojnë demokracinë shqiptare.
CSDC promovon përfshirjen politike në forcimin e legjitimitetit të institucioneve të pushtetit vendor dhe të përgjegjshmërisë demokratike të përfaqësuesve politikë. Ajo përpiqet të bëjë me transparente veprimet e subjekteve të qeverisjes vendore në fushat që CSDC është e fokusuar.
Duke ofruar mbështetjen e duhur të shoqërisë civile, CSDC Durrës inkurajon pjesëmarrjen aktive të OJF-ve dhe grupeve të të rinjve në procesin e vendimmarrjes.
Vizioni i saj për zhvillimin e rajonit të Durrësit përcaktohet në bazë të një procesi të hapur dhe transparent, i cili promovon përfshirjen e gjerë të shoqërisë civile, pushtetit lokal, botës akademike, spektrit politik dhe grupet e tjera të interesit.
Si rezultat, më shumë njerëz janë të informuar në lidhje me demokracinë dhe demokratizimin. Kjo çon në rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe anëtarëve të komunitetit në proceset lokale të vendimmarrjes.

CSDC Durrës përmbush në mënyrë efektive rolet:
• Advokuese
• Lehtësuese
• Koordinuese

 
Vizioni
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës do të jetë një promovues efektiv i zhvillimit të shoqërisë civile dhe angazhimit qytetar në rajonin e Durrësit.
 

Struktura organizative
1. Bordi Ekzekutiv
2. Drejtori Ekzekutiv
3. Stafi dhe të rinjtë vullnetarë

Misioni

CSDC ka mision për të informuar, fuqizuar dhe të mobilizuar aktorët e shoqërisë civile (OJF-të, grupet e komunitetit, sindikatat, individët, mediat) përmes nxitjes për zhvillimin e tyre, koordinimin, rrjetëzimin dhe bashkëpunimin, si dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proçeset lokale vendim-marrëse dhe zhvillimin e komunitetit.
CSDC do të promovojë qeverisjen e mirë, zhvillimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve, si dhe barazinë gjinore.

COMMENTS