Rritja e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së përfaqësuesve vendorë në Shijak

Si mund të rritet përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e këshilltarëve?

Si mund të ndikojnë banorët në përmirësimin e performancës së këshilltarëve?

Një grup të rinjsh në Shijak është mobilizuar me qëllim përmirësimin e cilësisë së përfaqësimit në këshillin bashkiak. Ndërhyrja shtrihet në njësitë administrative Shijak, Maminas, Xhafzotaj, dhe Gjepalaj. Ndërhyrja adreson dy probleme:

  1. Mungesa e informacionit rreth karakteristikave dhe punës së këshilltarëve;
  2. Ndërveprime të pakta të banorëve me këshilltarët.

Në një studim të realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në vitin 2014 në Shijak, më shumë se 80% e pjesëmarrësve (n = 371) raportuan se nuk kanë ndjekur asnjëherë takimet e këshillit bashkiak. Njëkohësisht, rreth 31% e pjesëmarrësve në studim raportuan se nuk e dinë nëse vendimet e marra nga këshilli reflektojnë prioritetet e banorëve.

Ndërhyrja synon ta ndryshojë situatën aktuale duke ndërthurur tre elemente: përmirësimin e qasjen në informacion, forcimin e kapaciteteve lokale, dhe nxitjen e dialogut mes banorëve dhe këshilltarëve.

Cilat janë objektivat e ndërhyrjes?

Përmirësimi i qasjes në informacion rreth karakteristikave dhe performancës së këshilltarëve.

Forcimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë për monitorimin e punës së këshilltarëve.

Përdorimi i rezultateve të monitorimit për të nxitur dialogun me këshilltarët.

Cila është teoria e ndryshimit?

Përmirësimi i qasjes në informacion rreth karakteristikave dhe performancës së këshilltarëve, kombinuar me rritjen e mundësive për ndërveprim, do të çojë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së këshilltarëve.

Çfarë është llogaridhënia dhe përgjegjshmëria?

Në këtë ndërhyrje, në i jemi referuar llogaridhënies si procesi përmes të cilit kërkohet që zyrtarët të shpjegojnë vendimet dhe veprimet që ndërmarrin. Ndërsa, me përgjegjshmëri i jemi referuar rezultateve, pra ajo çka rezulton nga procesi i llogaridhënies.

Cilat janë disa nga rezultatet e pritshme?

  1. Përmirësimi i njohurive rreth këshilltarëve dhe vendosja e lidhjeve me ta.
  2. Rritja e kapaciteteve të aktorëve lokalë.
  3. Nxitja e mobilizimit të banorëve.
  4. Përmirësimi i cilësisë së qeverisjes lokale.

Kush e financon këtë projekt?

Delegacioni Europian në Shqipëri, Fondi CIVILISC, Instrumenti i Shoqërisë Civile kundër Korrupsionit. Nëngrantuesi i Delegacionit Europian në Shqipëri për këtë instrument është Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Cilët janë bashkëpunëtorët?

Banorët, këshilltarët, zyrtarët e bashkisë, përfaqësuesit e njësive administrative, grupe rinore, vullnetarë, dhe komuniteti akademik.

Njihuni me këshilltarët

Vizitoni profilet e këshilltarëve.

Kontakt

Nëse keni pyetje apo dëshironi të mësoni më shumë rreth projektit, mund të komunikoni me Koordinatoren e projektit, Xhesika Koka, në numrin e telefonit: 0696892101, e-mail: [email protected].

Na ndiqni në rrjetet sociale

Faqa në Facebook   Këshilltarë të Përgjegjshëm dhe Llogaridhënës

COMMENTS