Dëshironi të lexoni se çfarë është diskutuar sot në mbledhjen e këshillit bashkiak Shijak?

Dëshironi të lexoni se çfarë është diskutuar sot në mbledhjen e këshillit bashkiak Shijak?

Dëshironi të lexoni se çfarë është diskutuar sot në mbledhjen e këshillit bashkiak Shijak? Më poshtë është një përmbledhje: U votua projektvendi

Trajnimi për intervistuesit të cilët do jenë në terren për të njohur anëtarët e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shijak.
Grupi i punës duke diskutuar metodologjinë e monitorimit të takimeve të këshillit bashkiak

Dëshironi të lexoni se çfarë është diskutuar sot në mbledhjen e këshillit bashkiak Shijak?

Më poshtë është një përmbledhje:

U votua projektvendimi “Dhënia e ndihmës ekonomike dhe sociale për personat me aftësi të kufizuara për muajin tetor.”

Nuk kaloi për votim projektvendimi “Nxjerrje jashtë përdorimi të materialeve nga inventari i Bashkisë Shijak.” Këshilltarët kërkuan që projektvendimi të diskutohej më parë në komisionin e ekonomisë. Votimi u shty për mbledhjen e ardhshme pasi të diskutohet në komision.

Tek tema të ndryshme, këshilltarët diskutuan për:

Problemet alergjike që hasin nxënësit në shkollën 9-vjeçare Maminas. U kërkua dizinfektimi i të gjitha shkollave në kohën e duhur pasi disa shkolla ishin dizinfektuar pas fillimit të vitit shkollor.

Shkollat që nuk kanë sanitare dhe rojet e shkollave. U kërkua që nevojat e shkollave të reflektohen në buxhetin e ri të bashkisë.

Tabelat e vendosura në qendër të qytetit si dhe për ndalimin e qarkullimit në mbrëmje të automjeteve pasi qendra është tashmë pedonale.

Problemet e ujit të pijshëm. Mungesa dhe kufizimi me orare i ujit, veçanërisht gjatë periudhës së verës

Problemet që ka vendosja e koshave dhe mungesa e koshave në disa lagje të qytetit.

Data e zhvillimit të takimit: 20.10.2017

Kohëzgjatja e mbledhjes: 17:20 – 18:07

#KëshilliBashkiak
#Shijak
#Tetor2017

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0